Durrës/ Arrestohen në Shijak tre persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë!

9 Dhjetor 2019, 14:49

DURRËS- Tre persona kanë rënë në prangat e policisë ndërsa një është shpallur në kërkim  pas një aksioni të ushtruar nga Policia Kriminale dhe FNSH, në koordimin mes Interpol Tirana dhe Interforcës italiane në Shqipëri.

Në pranga kanë rënë, Florenc Mema., 30 vjeç, banues në Xhafzotaj Durrës, Demokrat Çizmja., 27 vjeç, banues në Gjepalaj Durrës, Luan Bodlli 41 vjeç, banues në Xhafzotaj Durrës.  Ndërsa një person është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi nuk u gjet në banesë gjatë kontrollit të ushtruar nga FNSH-ja në Durrës.,Të tre këta persona janë arrestuar pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane për 'Trafikim të lëndëve narkotike'. Gjatë aksionit ndërkombëtar të koduar “ROMANO 2017" janë ekzekutuar 18 masa siguria ndërsa njëri prej personave të dyshuar është shpallur në kërkim. Tre të arrestuari ishin në kërkim ndërkombëtar, pasi Komanda Provinciale Karabineri e Bergamos, Itali ka programuar ekzekutimin e masës së sigurisë "Arrest në burg", dhënë nga Gjykata e Bergamos, Itali, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narotike”, për 16 shtetas shqiptarë, italianë dhe marokenë.

Operacioni është zhvilluar në të njëjtën kohë edhe në Itali, ku si rezultat në Itali  janë kapur dhe arrestuar 12 shtetas shqiptarë, italianë  e marokenë, si dhe janë ekzekutuar edhe tri masa sigurie, dy prej të cilave "Detyrim paraqitjeje" dhe një "Arrest në shtëpi".

Hetimi për këtë grup kriminal ka nisur në vitin 2017, pasi dyshohet se ky grup kryente trafikim të lëndëve narkotike nga vende të ndryshme drejt Italisë.