Durrës, banorët largohen nga shtëpitë! Në radhë për të marrë ndihma: Po na sorollasin

30 Nëntor 2019, 14:13

Disa banorë të Durrësit ankohen se nuk kanë marrë ndihma pas tërmetit, ndërsa një pjesë e tyre shprehen se kanë marrë shumë pak ndihma ndërsa tani kërkojnë t'i ndërtohet banesa.

"Unë nuk kam marrë ndihma. Nuk futem dot në radhë. Grupi i verifikimit nuk ka ardhur të shohë shtëpinë. Kam frikë të futem në shtëpi. Kemi marrë për të ngrënë. franxhollë, supë. Është prekur komplet shtëpia. Nuk e rrashfon inspektorati e rrafshon zoti. Djali është dëmtuar në shtyllën kurrizor. Nuk po them njeriu, po them tërmeti që mos të kuptohem, 31 vjeç.

Shteti të mendojë për Durrësin. Edhe nga lufta e dytë botërore Durrësi nuk ka qenë në këtë gjendje. Qeveria ta lërë politikën për më vonë. Nuk kam marrë asnjë ndihmë. Jetoj në katin e pestë. Këto ditë kam dalë në rrugë. Kam marrë batanijet nga shtëpia. Nuk më kanë ndihmuar. Kam një javë që më sorollasin", thonë një pjesë e banoreve.