Durrës, Basha si Bardhi, justifikon vrasjen në Elbasan: Do të mbrojmë demokracinë me çdo kusht

21 Prill 2021, 22:23 | Përditesimi i fundit: 2021-04-21 23:00:56

Pas sekretarit të Përgjithshëm të PD-së dhe kandidatit për deputet Gazment Bardhit, edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka justifikuar vrasjen në Elbasan, duke nënvizuar se do ta mbrojnë demokracinë me çdo kusht. Basha thotë se nuk ka forcë që do të ndalë ndryshimin, nuk ka banda që t’i ndaluan dhe nuk ka shitblerje votash që e ndal ndryshimin. 

‘Ndaj ditët e fundit i është vërsulur me marifetet e vjetra, por e ka kot. Le ta shohim njëri tjetrin në sy, shikojeni njëri tjetrin në sy, shikoni fuqinë, shikojeni energjinë e pandalshme të ndryshimit që po vjen. Nuk ka forcë ta ndalë, nuk ka banda ta ndalin, nuk ka korrupsion ta ndal, nuk ka shitblerje votash ta ndal. Ne e refuzojmë dhunën, por ne do ta mbrojmë demokracinë me çdo çmim. Fitorja ka zbritur në zemrat tuaja. Do të jetë fitorja më e thellë, me përgjegjësia më e madhe, por tani e 3 ditë e gjysmë përpara, duke nderuar nga thellësia e zemrës si qytetarë, si prind, si shqiptarë, si patriot, të gjithë ata socialist të ndershëm durrsak që kanë dal hapur dhe janë bashkuar me bashkimin tonë për ndryshim!’- tha Basha.

Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e sotme në Elbasan vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit. Pjerin Xhuvani ka mbetur i vrarë në Elbasan pasi është qëlluar me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi. Paplekaj ka pranuar krimin duke thënë se ka qëlluar për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që po blinin vota. 

Gazment Bardhi i cili kryeson listën në Elbasan tha nga vendi i krimit, se bëhet fjalë për një njeri që sipas tij është i shtabit elektoral të Taualant Ballës dhe se në makinën e tij kishte para dhe karta identiteti.