Durrës/ Bilanci i inspektimeve në tre bashki: 180 godina të pabanueshme...21 do të shemben

2 Dhjetor 2019, 18:53

ëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda bëri të ditur bilancin e deritanishëm të inspektimeve të godinave nga ekspertët e huaj dhe shqiptarë në qarkun e Durrësit. Në total deri më tani janë inspektuar 469 objekte, ku 150 janë shpallur të pabanueshme në tre bashki, Durrës, Shijak dhe Krujë. 21 prej tyre në Durrës do të shemben - tha Voda.

Deri më tani në Shqipëri kanë ardhur ekspertë nga Greqia, Turqia, SHBA, BE, Zvicra dhe Franca, dhe pritet që në ditët në vijim të vijnë të tjerë.

·       Bashkia Durrës – 378 Objekte të inspektuara, 150 të pabanueshme, 21 për tu prishur;

·       Bashkia Krujë – 46 Objekte të inspektuara, 5 të pabanueshme, asnjë për t'u prishur;

·       Bashkia Shijak – 45 Objekte të inspektuara, 25 të pabanueshme, asnjë për t'u prishur;

Vazhdon shembja e banesave të shkatërruara nga tërmeti në bashkinë Durrës, mbi bazën e vendimeve të këshillit bashkiak, sipas vlerësimit teknik zyrtar të ekspertëve. Deri më sot, ora 18:30, janë prishur 15 objekte të shkatërruara, 8 objekte në qytetin e Thumanës dhe 7 objekte në Durrës.

Aktualisht, në Durrës vijon aksioni dhe po punohet në 8 objekte.