Durrës, dega e palmës zë poshtë dy persona, flet i dëmtuari: Bërtita Allah...Allah

24 Dhjetor 2019, 14:18

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Durrësit pasditen e sotme, ku një degë palme e rënë nga lartësia ka zënë poshtë saj dy persona. Si pasojë e rënies së degës së pemës dy personat që ishin duke ecur poshtë kanë marrë plagë në fytyrë dhe në trup.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e njohur si Valuta në Durrës. Ndërkohë për Report Tv ka folur njëri prej të dëmtuarve i cili tha se nuk e kishte parë farë pemën të binte.

"Kur ra, nuk i dhash dum fare. Vetëm bërtita o Allah Allah. U çova pastaj, më zu poshtë. Ishim përballë me një tjetër." tha i dëmtuari.

Ky qytetar ka marrë pagë në fytyrë dhe në trup, duke qenë se palma në maje të gjetheve është e mprehtë. Ndërkohë që nuk dihet ende se si ka rënë pema nga lartësia.