Durrës, FA nis ngritjen e çadrave për të strehuar banorët

26 Nëntor 2019, 14:54

Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë nisur ngritjen e çadrave për të strehuar të gjithë banorët e prekur nga tërmeti i fuqishëm që la pas viktima e shumë dëme materiale në vendin tonë.

Fillimisht çadrat kanë nisur të hapen në Fushë-Krujë e Durrës, për shkak se zonat më të prekura nga ky tërmet ishin në Thumanë dhe në qytetin e Durrësit.