Durrës, gati shembja edhe e pallatit të VIP-ave, u dëmtua nga tërmeti tragjik

3 Dhjetor 2019, 11:57

Në Durrës do të shembet një tjetër pallat që është shpallur i pabanueshëm. Ai ndodhet në Rrugën Tregtare, ndërsa njihet si pallati i VIP-ave, pasi kanë jetuar personazhe të njohura  në vite. Pallati që do të shembet është ndërtuar në vitet '80 dhe nga tërmeti i fundit pësoi dëmtime të konsiderueshme duke u shpallur i pabanueshëm. Në këtë pallat kanë banuar këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku, aktori Fadil Hasa, por edhe drejtues institucionesh të asaj kohe, hetues dhe prokurorë, raporton gazetari i Report Tv, Artur Korriku.  Edhe se Parashqevi Simaku ka 27 vjet që ka emigruar në SHBA, ai njihet si Pallati i Parashqevisë.