Durrës/ 'Opeli' dhe 'Foristrada' përplasen me njëra tjetrën, përfundojnë në trotuar!

8 Dhjetor 2020, 17:23

DURRËS- Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Durrësit, ku 2 makina ka përfunduar në trotuar, për pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën përbri portit detar, ku dy makina një "Opel" dhe "Foristrada" janë përplasur me njëra-tjetrës. Siç raporton gazetari i Report Tv, Artur Korriku 'Opeli'  i plagosur ka mbetur drejtuesi i 'Opeli', Ermir Shehu ish- oficeri i krimeve në Durrës.Makinat kanë marrë me vete dhe një motor të parkuar aty pranë, siç shihet edhe në fotot që Report Tv sjell.