Durrës, pallati 15-katësh rrezikon shembjen/ Banorët: Po flemë në makinë

29 Nëntor 2019, 12:57

Pallati 15 katësh pranë Ujësjellësit në Durrës i cili është ndërtuar para dy vitesh rrezikon shembjen pas tërmetit që goditi vendin mëngjesin e së martës. Ata tregojnë se pallati është në gjendje shumë të rëndë dhe kanë rrezikuar jetën duke u futur brenda për të marrë veshje dhe batanije për të kaluar natë në makinë.

"Situata është shumë e vështirë. Ai që ka përjetuar këtë është një dramë e paparë. Jam në katin e dytë. Është totalisht i shembur. Shkalla është në rrezik shembje e sipër. Unë nuk kam informacion nëse ka ardhur njeri për të bërë vlerësimin. Një person ka përfunduar fraktura. Tmerri ka qenë kur kemi zbritur. Ka pasur dëmtime të lehta kur kemi dalë. Gjendja brenda është shumë herë më e keqe. Pallati nuk ka nevojë për shumë komente. Kemi probleme me banimin. Po flemë në makinë. Nuk ka ardhur asnjë grup për të parë. Kemi rrezikuar jetën për t'u futur brenda se është dimër. Kemi shkuar për të marrë ndonjë batanije. Jemi në ankth se çfarë do bëhet. Pallati nuk ka as 2 vite që është ndërtuar. Brenda deri në katin e gjashtë është katastrofë totale", thonë banorët.

    No videos found.