Durrës, sekuestrohen 300 rrënjë kanabis në një zonë të pyllëzuar, 2 në pranga, 2 në kërkim

12 Qershor 2020, 16:12

 

Policia e Durrësit ka sekuestruar 300 rrënjë kanabis sativa, ndërsa në pranga janë vënë dy persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Kontrollet e policisë u zhvillluan për disa orë bë këmbë në fshatin Bizë. "Në një ambient të hapur, të pyllëzuar, konstatuan një rast të kultivimit të kanabisit dhe vunë në pranga shtetasit R.S., 55 vjeç dhe S.D., 58 vjeç, banues në Lalëz dhe Draç", thuhet në njoftimin e policisë.