Durrës/ Shembet me eksploziv edhe godina e dytë 5-katëshe në Shkozet

4 Dhjetor 2019, 16:27

Është shembur godina tjetër 5 katëshe në Shkozet të Durrësit. Shembja e kësaj ndërtese është bërë me shpërthim të kontrolluar nga forcat xhenio, pasi kishte marrë dëmtime të mëdha në strukturë për shkak të tërmetit. Megjithëse shpërthimi ka qenë i fortë, rreth tre kate të kësaj banese kanë qëndruar në këmbë, dhe shembja e tyre do të bëhet me fadroma.