Durrës/ Shoqata e Grave për Problemet Sociale marshim paqësor: Ndal dhunës, më tepër dashuri!

8 Mars 2020, 15:08

Shoqata e Grave për  Problemet Sociale Durrës, ka organizuar një marrshim me të gjitha gratë dhe vajzat të cilat iu bashkuan në ditën simbol të tyre për të marshuar, kundër dhunës ndaj grave.

Marshimi u nis pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Qarku Durrës dhe vijoi më pas përgjatë gjithë rrugës drejt sheshit përpara Bashkisë Durrës.Nëpërmjet këtij marshimi organizatorët u shprehën se vrasjet e ndodhura kohët e fundit, na vënë të gjithëve përballë përgjegjësive për të punuar më shumë jo vetëm si shoqëri civile por dhe si qytetarë për të denoncuar çdo rast dhune ndaj gruas shqiptare e për të mundësuar minimizimin deri në zhdukje të rasteve të tilla. 

Ne shpresojmë që tashmë 8 Marsi të shihet si një ditë ku gratë të kërkojnë të drejtat dhe liritë e tyre dhe jo si një ditë për t'u festuar, por për të protestuar. 

Ata vunë theksin në vrasjet e  Manjola Cukut dhe Hajdije Tasunit, ngjarje tragjike të ndodhura gjatë muaji shkurt. 

Shoqata e Grave për  Problemet Sociale Durrës përmes një postimi në Facebook u ka bërë thirrje të gjtha grave tu bashkohen në këtë marshim.