Durrës/ Spiropali: Në Durrës edhe 7 pallate për tu prishur, po vlerësohen të tjerët!

30 Nëntor 2019, 11:45

Zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali ka deklaruar se të gjithë ata persona që kanë ndërtuar ilegalisht dhe në shkelje të projekteve të ndërtimit do të mbajnë përgjegjësi. Spiropali ka thënë ndër të tjera se ka në Durrës pallate që e  kanë marrë lejen për tre kate dhe janë bërë 7 katësh.

"Në mbledhje u diskutua. Ë rëndësishme të bëhet një analizë e ndërtimeve. Disa objekte janë ndërtuar në vitet 70, por edhe pallate që planifikuar për tre dhe janë bërë 7.  Të gjitha rastet do mbajnë përgjegjësi. Janë grupe  ekspertësh. Jemi në fazën e parë ndërsa në të dytën do bëjmë verifikimin." tha ministrja.

Ndër të tjera Spiropali ka shtuar se në Durrës do të shemben edhe 7 pallate të cilët kanë dalë totalisht jashtë përdorimit.

"Të gjithë atë që ishin në kamp në stadium kanë lëvizur rreth 620 banorë janë akomoduar në tre struktura hoteliere. Pas një vlerësimi të banesave të tyre do të kemi edhe një vlerësim më të plotë për të zhvendosur të tjerë. Në stadium nuk ka më qytetarë apo banorë. janë në kushte shumë më të mira. Është ngritur shtabi i Përgjithshëm dhe po bëhet një vlerësim i dëmeve. Prioritet që të zhvendosim shiritin tek banesat e pabanueshme. Sot është shembur një prej tyre një Kënetë. Do të merret vendimi edhe për të shembur 7 të tjerë. pasi kanë dalë jashtë funksionit." tha Spiropali.

"U miratua një paketë e plotë. Për familjet e prekura nga morti. Familjet me viktima do përfitojnë një apartament nga qeveria, pa dallim. Të mbijetuarit është një fatkeqësi dhe do përfitojnë një pension për të gjithë jetën dhe një milion lekë, një bursë për Universitetin. 150 mijë lekë të vjetra në muaj. Të moshuarit që kanë viktima do kenë pension të posaçëm. " tha më pas Spiropali.

"Njerëzit po jetojnë në kushte optimale. Kanë edhe psikologë. Po bëhet identifikimi i çdo familje që banon në këto ndërtesa të pabanueshme dhe do të zhvendosen me lista në struktura hoteliere. E para është jeta. Shteti nuk do t'i lërë vetëm" shtoi ajo.