Durrës, tërmeti iu shkatërroi shtëpinë/ Banorët marrin valixhet dhe largohen nga pallati

29 Nëntor 2019, 13:09

Dëmet e mëdha të tërmetit kanë detyruar disa banorë të marrin valixhet për t'u larguar nga pallati. Ata nuk pranojnë të flasin për kamerat, por largohen të dëshpëruar, pasi kanë rrezikuar jetën duke u futur në banesë për të marrë rrobat.Një banor i cili prej tre netësh fle në makinë ka marrë me vete edhe pikturën e Jezu Krishtit. Ai e ka mbështetur atë në makinën e parkuar përpara pallatit që mund të shembet nga momenti në moment dhe herë pas here kryen ritualin e lutjes.