Durrës, u ndërtua dy vite më parë, shikoni si është shkatërruar pallati

2 Dhjetor 2019, 12:17

Report Tv sjell pamje nga gjendja dramatike e një pallati 12-katësh në lagjen nr. 13 pranë UKD në Durrës që është dëmtuar nga tërmeti duke u bërë i pabanueshëm. Edhe pse është ndërtuar vetëm dy vite më parë muret janë rrëzuar e tullat kanë dalë nga vendi. Si ky pallat janë dhe shumica e banesave të dëmtuara nga tërmeti në Durrës.