Durrës/ Vritet Mond Çekiçi, anëtar i bandës së Lul Berishës! Gjendet një makinë e djegur në Sukth

20 Mars 2021, 09:40 | Përditesimi i fundit: 2021-03-20 09:52:32

Durrës/ Vritet Mond Çekiçi, anëtar i bandës së Lul Berishës! Gjendet një makinë e djegur në Sukth DURRËS- Ekzekutohet anëtari i bandës së Lul Berishës, Edmond Koçi, i njohur ndryshe si Mond Çekiçi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:40, në lagjen nr.16, Durrës. “Më datë 20.03.2021, rreth orës 08:40, në lagjen nr.16, Durrës, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri e për pasojë ka mbetur i vrarë shtetasi E. K., rreth 40 vjeç. Menjëherë forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve. Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore në hyrje e në dalje të Durrësit si dhe në drejtim të Tiranës e Kavajës.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes për të bërë të mundur identifikimin kapjen e autorëve”, njofton policia.