'Durrësi nuk rrëzohet kurrë'/ Qyteti bregdetar ndez dritat e pemës së Vitit të Ri! Atmosfera festive 'pushton' sheshin

6 Dhjetor 2020, 13:33 | Përditesimi i fundit: 2020-12-06 13:38:50

DURRËS-Atmosfera festive ka mbërritur në qytetin e Durrësit! Dritat shumëngjyrëshe në sheshin kryesor janë një shenjë e lënies pas të një viti i cili nuk ka qenë aspak i mirë për të gjithë qytetarët, specifikisht për durrsakët të cilët u goditën nga dy tragjedi të mëdha, nga tërmeti dhe COVID-i.

Kryebashkiakja Emirjana Sako shkruan se me këtë atmosferë festive përvillet mesazhi i fort, që Durrësi nuk rrëzohet kurrë.

"Ndezëm dritat e pemës së festave të fundvitit.

Të gjithë ne qytetarët e Durrësit kaluam një vit mjaft të vështirë si pasojë e tërmetit dhe pandemisë.

Por me këtë atmosferë festive që kemi krijuar në qytet duam të japim mesazhin se jeta është më e fortë se gjithçka, se Durrësi nuk rrëzohet kurrë, se ringritja e qytetit ka filluar vrullshëm, se Durrësi do të jetë më i bukur dhe më i fortë se më parë. Gëzuar Festat", shkruan ajo.