Durrësi 'pushtohet' nga plehrat, dërgohen në Manëz, banorët në protestë! Durrsakët u vendosin flakën kazanëve të mbeturinave

8 Qershor 2020, 19:27 | Përditesimi i fundit: 2020-06-08 19:27:59

Situata me mbeturinat në Durrës ka krijuar një problematikë të madhe në qytet i cili është 'pushtuar' nga plehrat, por dhe për banorët e Manzës, të cilët nuk pranojnë që mbeturinat të dërgohen aty. Në Durrës disa banorë u kanë vënë flakën kazanëve me plehra duke shkaktuar ndotje mjedisore.