Durrësit 'braktiset' nga qytetarët dy herë brenda një kohe shumë të shkurtër! Report Tv sjell pamje me dron

14 Mars 2020, 11:40 | Përditesimi i fundit: 2020-03-14 17:53:41

DURRËS- Report Tv sjell pamje me dron nga qyteti i Durrësit.

Është dita e verës, fundjavë dhe pas tërmetit të 26 nëntorit, kjo është hera e dytë brenda një kohe shumë të shkurtër që Durrësi është "braktisur" nga qytetarët. Siç shihet në pamjet e sjella me dron, të pakët janë qytetarët që shëtisin pranë bregut të deti, kjo edhe për shkak të erës që fryn ditën e sotme, pjesa tjetër është në shtëpi.