Durrsaku e kalon natën në makinë: Fëmijët i çova në mal, Zoti e ka në dorë tërmetin

29 Nëntor 2019, 00:42

Zona e Spitallës në lagjen 15 në Durrës është një nga më të prekurat, pasi disa pallate janë të pabanueshme si pasojë e dëmtimeve nga tërmetet. Disa prej banorëve janë larguar në Kosovë, deri te të afërmit e tyre, ndërsa pjesa tjetër e kalojnë natën në makinë. Njëri prej tyre në një prononcim për gazetaren e Report Tv, Xhensila Kodra u shpreh se fëmijet i ka larguar, ndërsa vetë do të qëndrojë në çadër deri kur të mos ketë më lëkundje.

"Jemi prej tre ditësh në rrugë, frikë nuk kemi se e ka Zoti në dorë. Po rrimë në makinë pasi është e frikshme për fëmijët, i kemi çuar në mal në fshat për turizëm (qesh). Në pallat jetojnë mbi 30 familje, një pjesë janë te njerëzit e tyre, pjesa tjetër në Kosovë. Persona brenda nuk ka, një pallat u dëmtua i gjithë. Në makinë do të rrimë deri kur të mos ketë lëkundje. Në pallat do të futem prapë se nuk kam se ku të shkoj" tha ai, edhe pse pallatit i është vendosur shiriti.