Durrsaku indiferent ndaj kryeministrit, Rama: Mos do të punosh doganier

18 Shkurt 2020, 14:28

DURRËS- Durrësi, një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, ka qenë ndalesa e parë e kryeministrit Edi Rama, pas konferencës së Donatorëve në Bruksel, ky inspektoi punimet e një pallati. Hapja e shumë kantiereve të ndërtimit të në njëjtën kohë, ashtu siç është raportuar edhe më herët, ka nxjerrë në pah mungesën e fuqisë punëtore dhe për këtë kreu i qeverisë tha se pavarësisht se tingëllon absude, do të punësohen të huaj në mënyrë që procesi i rindërtimit të përfundojë sa më shpejt. Për këtë, qeveria ka propozuar ndryshime në ligj që lehtëson procedurat për marrjen e vizave, e ndërsa sot Rama paralajmëroi ndryshime të tjera, në kuadër të procesit të rindërtimit pas tërmetit. Gjatë inspektimeve në zonën e plazhit në Durrës, Rama tha shumë shpejt do të nxirret vendimi që punonjësit e ndërmarrjeve të Bashkisë t'i bashkohen privatit, kështu ata do të paguhen më shumë, por edhe rindërtimi do të përfundojë edhe më shpejt.

"Ky është problemi kryesor, nuk e keni vetëm ju. Duam punë, duam punë, por kur vjen puna te puna mirë që duan punë shteti, por kur u thua hajdeni kualifikoheni, jo të gjithë janë. Megjithatë ne kemi kaluar ligjin e ri për të lehtësuar maksimalisht sjelljen e fuqisë punëtorëve nga jashtë. Sado absurde që duket, po ky është fakti. Do i sjellim punëtorët nga jashtë nuk kemi ça bëjmë. Vijnë tjerët nga fundi i botës të punojnë në Shqipëri dhe këtu të gjithë duan rroga shteti. Punëtorët e Bashkisë të ndërmarjeve, merrini dhe atashojeni dhe ata të marrin më shumë. Që do të thotë janë punëtor ndërmarjesh, këta janë gati të punojnë, jepuani privatit këta janë të gatshëm t'i paguajnë aq sa paguajnë dhe të paguhen më shumë. E bëjnë në kushteve e rindërtimit. Punëtorët e ndërrmarjes e kanë për detyrë të punojnë, paguhen më shumë dhe kaq. Do ë bëjmë edhe këtë vendim, po e thashë paraprakisht që ta kombinojmë. Vijnë tjerët nga fundi i botës për punë, këtej s'ka punë", tha Rama.Gjatë ikjes, Rama takoi disa të rinj që po qëndronin në kafene, duke bërë batuta me ta se përse në këtë orë nuk janë në punë.

Rama: Po këta, urdhëro. S'ka punë dhe rrinë gjithë ditën. Hë mo çuna mirë? S'ka punë ëë
Djali: S'ka punë
Rama: Po hajde pra puno këtu
Djali: Ndërtim?
Rama: Pse ça do të punosh ti, doganier?
Djali: Kam mbaruar shkollën unë
Rama: EE ke mbaruar shkollën ti
Rama: Jurist...