Durrsaku - Kryemadhit për maskën: Se mban se ke para dhe e përballon, unë e mbaj se kam frikë

5 Nëntor 2020, 11:30

DURRËS- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është gjetur në një situatë të papritur në qytetin e Durrësit.

Ajo është shfaqur sërish pa maskë në takimin me banorët e Durrësit, por ndryshe nga herët e tjera ka gjetur rezistencë nga ana e qytetarëve, të cilët pjesa më e madhe është shfaqur me maskë. Madje ai i ka kthyer një përgjigje Kryemadhit që nuk e priste.

Kryemadhi: Ne s'e mbajmë maskën...

Qytetari: jo unë e mbaj se kam frikë

Kryemadhi: Ke frikë...

Qytetarit: Ti ke para dhe e përballon, unë s'e përballoj dot.

Kryemadhi: S'ke faj se ta ka qelb ambientin Rama

Qytetari: E keni qelbur ju të parët