Dy aksidente brenda pak minutave! Një i vdekur në Vlorë, dy të lënduar në Korçë

4 Mars 2020, 19:45

Dy aksidente kanë ndodhur në zona të ndryshme të vendit, një në Vlorë dhe një në Korçë, duke shënuar një viktimë dhe dy të plagosur.

Viktima është shënuar gjatë një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Orikum-Dukat në afërsi të varrezave të fshatit Fushë Dukat në Vlorë. Një fadromë ka përplasur për vdekje një 60-vjeçar, i cili ka humbur jetën në vendngjarje. 60-vjeçari Novruz Havaraj ka qenë duke ecur anash rrugës në momentin që u përplas nga një fadromë e një firme private që pi kryente punime në këtë rrugë.Pas aksidentit drejtuesi i fadromës, i identifikuar si Elton Rrapo është larguar nga vendi i ngjarjes por po punohet për kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave.Një tjetër aksident, ku shënoi dy të plagosur, ka ndodhur në afërsi të fshatit Ciflig në Korçë. Dy makina një tip 'Benz' dhe një 'Mitsubishi' janë përplasur mes tyre, duke shkaktuar 2 persona të plagosur, të cilët janë dërguar në spitalin rajonal të Korçës. Gjendja e tyre nuk dihet ende, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.