Dy aksidente në pak minuta në Cërrik e Korçë, tre të plagosur

7 Janar 2020, 21:43 | Përditesimi i fundit: 2020-01-07 21:49:53

Dy aksidente rrugore janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.

Gazetarja e Report Tv, Tatiana Xhahysa bën me dije se nga aksidenti në Cërrik ka mbetur i plagosur rëndë një person rreth 50-vjeç. Ai ka qenë duke kaluar rrugën, kur është përplasur nga një automjet. Të njëjtat burime bëjnë me dije se policia ka shoqëruar në komisariat shoferin.

Ndërkohë, aksidenti tjetër është regjistruar në Korçë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në lagjen nr.9, nga ku kanë mbetur të plagosur dy persona. Gazetarja Gladiola Hoxha sjell foto nga vendi i ngjarjes, ku shihet që përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale tek dy makinat.

Nuk dihen ende shkaqet e dy aksidenteve dhe as identiteti i personave të përfshirë.