Dy aksidente në Tiranë dhe Maliq me pesë të plagosur, dy rëndë (Detaje+pamjet)

20 Dhjetor 2019, 15:23

Dy aksidente me pesë të plagosur janë regjistruar sot në Tiranë dhe Maliq. Në Tiranë paradite një makinë përplasi një kalimtar te Rruga e Durrësit. I plagosuri në gjendje të rëndë u dërgua në spital.

Ndërkohë që në mesditë në Maliq u përplasën dy makina duke mbetur katër të plagosur. Aksidenti ka ndodhur te “Kryqëzimi i Maliqit” ku u përplasën mjeti tip "Peugeot" me drejtues G.D. me mjetin tip "Volkswagen" me drejtuese B.K. e plagosur rëndë.