Dy anët e Tiranës/ Tek teatri dhunë e protestë, në qendër qetësi dhe gëzim fëmijësh

17 Maj 2020, 14:24

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nëpërmjet një video ka treguar Tiranën ndryshe të ditës së sotme, jo atë Tiranë e cila është zgjuar e zhurmshme për prishjen e Teatrit Kombëtar. Në videon e shpërndarë duket qytetarët në sheshin 'Skënderbej', në rrugë të ndryshme të kryeqytetit, në parqe, që lëvizin dhe shëtisin.

Në orët e para të mëngjesit së sotëm lejen për të lëvizur e kanë patur pensionistët, ndërsa nga ora 11:00 prindërit me fëmijë deri në moshën 14-vjeç. Të shumtë kanë qenë ata prindër të cilët e kanë shfrytëzuar këtë leje, siç duket edhe në video.

    No videos found.