Dy arrestime për spiunazh sjellin tension mes dy superfuqive, SHBA-së dhe Rusisë

5 Janar 2019, 18:54

Rusia ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se kanë arrestuar një qytetar rus, disa ditë pasi Moska arrestoi ish-pjesëtarin e marinës amerikane, Paul Whelan, nën akuza për spiunazh. Në një deklaratë, të cilën e kanë cituar mediat ruse, Ministria e Jashtme ruse ka thënë se SHBA-ja ka arrestuar Dmitry Makarenko në ishujt verior Mariana më 29 dhjetor dhe e ka dërguar atë në Florida. Ambasada amerikane në Moskë ende nuk ka reaguar lidhur me këto pretendime.

Whelan është arrestuar nga Shërbimi Federal rus më 28 dhjetor. Një javë pasi Rusia arrestoi një ish marinas amerikan Paul Ëhelan për spiunazh, SHBA-të i janë kundërpërgjigjur. FBI ka arrestuar shtetasin rus Dmitry Makarenko i cili po akuzohet për spiunazh. Këtë e ka konfirmuar vet Rusia. Tani për tani po spekulohet se këto dy arrestime mund të rrisin tensionet mes dy shteteve.