Dy biznesmenët konfliktohen për guroren në Lepenicë/ Plagoset një 18-vjeçar

28 Shtator 2019, 21:31

VLORË- Rruga që të çon drejt guroreve në fshatin Lepenicë të bashkisë së Selenicës në Vlorë është bërë sërish burim konflikti dy ditë më parë mes dy biznesmenëve Ylli Salla dhe Vendim Durmishajt, ku janë përfshirë edhe familjarët e punonjësit e tyre. Në përplasjen e fundit ka mbetur i plagosur djali i Vendim Durmishajt, Paulo. Në lidhje me këtë ngjarje policia ka vënë në pranga një person ndërsa ka proceduar në gjendje të lirë 6 të tjerë.

E ëma e 18 vjeçarit shprehet se konfliktet e vazhdueshme për rrugën që të çon drejt guroreve kanë sjellë mjaft probleme për familjen e saj. Arlinda Durmishaj kërkon që të zgjidhet kjo situatë, në të kundërtën ajo paralajmëron vetëgjyqësi