'Dy gëzime në një ditë' 12481 bebe morën bonus sapo erdhën në jetë

11 Korrik 2019, 08:48

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mëngjesin e sotëm se në 6 mujorin e parë të këtij viti kanë marrë bonus 12 481 bebe të porsalindura.

Përmes një spoti kreu i qeverisë kujton edhe njëherë të gjithë çiftet e reja për shumën e bonusit për secilin fëmijë të lindur; 40 000 lekë për fëmijën e parë, 80 000 lekë për fëmijën e dytë dhe 120 000 lekë për fëmijën e tretë.

"Jam i kënaqur, është një ndihmë plus për familjen dhe fëmijën e porsalindur", shprehet një nga baballarët e rinj i cili sapo ka marrë bonusin.

    No videos found.