Dy infermiere me COVID, mbyllet qendra shëndetësore nr.1 në Berat!

2 Nëntor 2020, 12:40

BERAT- Koronavirusi është futur edhe në qendrën Shëndetësore në lagjen numër 1 në lagjen " Donika Kastrioti" në qytetin e Beratit. Report Tv bën me dije se 2 infermiere kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Për pasojë stafi mjekësor është futur në karantinë duke çuar në mbylljen e kësaj qendre shëndetësore.Gazetari i Report Tv, Artan Diko raporton se në këtë qytet është problem përgjigja e tamponi i cili vjen me vonesë. Siç bëjnë me dije burime nga qyteti i Beratit, ditën e sotme kanë mbërritur përgjigjet e datës 24 tetor.