Dy kandidatet e reja të PS-së për deputete, Çomo dhe Bozo shfaqen me lule në duar tek selia e PS-së

8 Mars 2021, 14:31

Dy kandidaturat e Partisë Socialiste për deputet në zgjedhjet e 25 prillit, doktoresha Najada Çomo dhe inxhinierja Luljeta Bozo janë parë mesditën e sotme në selinë rozë me lule në duar.

Po ashtu me një tufë lulesh në duar, teksa po futet brenda selisë së PS-së është parë edhe ministrja e Shtetit Elisa Spiropali, e cila pritet të konfirmohet si pjesë e listë së kandidatëve për deputet në PS.