Në prag të Pashkës Ortodokse e premtja e zezë është dita që simbolizon vdekjen e Jezu Krishtit në kryq.
Riti i kalimit nën epitaf këtë vit për shkak të situatës së pandemisë në Korçë u zhvillua brenda katedrales "Ringjallja e Krishtit" duke munguar bashkimi i epitafeve të 7 kishave dhe marshimi tradicional i qindra besimtarëve dhe turistëve. Mungesa e këtij rituali tradicional është ndjerë së tepërmi nga qytetarët korçarë.
