Dy lëkundje tërmeti 'shkundin' Stambollin, bie maja e minares në një xhami në Avcilar

26 Shtator 2019, 14:57

Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë është regjistruar pak minuta më parë në Stamboll, rreth gjysmë ore pas lëkundjes me magnitudë 5.8 e cila ‘shkundi’ gjithë metropolin në Bosfor.

Tërmeti kishte epiqendër 7 km thellësi në Detin e Marmara në brigjet e Silivri, në periferi evropiane të metropolit në Bosfor.

Sipas ANSA, shumë njerëz në panic dolën në rrugë. Për momentin nuk ka raportime për të lënduar.

Dëmi i vetëm i rëndësishëm që është regjistruar deri më tani është rënia e një maje minareje në një xhami në Avcilar, në bregun europian të metropolit të Bosforit.

Sipas autoriteteve nesër në shkolla nuk do të zhvillohet mësim.

Stambolli dhe rajoni i Marmara konsiderohen si zona me rrezik të lartë sizmik.

Episodi ka risjellë në kujtesë tërmetin shkatërrues të gushtit të vitit 1999 në rajonin e Marmarasë, i konsideruar si fatkeqësia më e madhe sizmike në historinë moderne të vendit.

Tërmeti i magnitudës 7,5 që “shkundi” asokohe rajonin industrial me popullsinë më të dendur të Turqisë, vrau gati 17.000 persona.