Dy luftëanije të NATO-s vijnë në Durrës, Komandanti holandez Këtu për të vlerësuar kontributin tuaj

18 Maj, 18:10

Dy anije luftarake të NATO-s janë ankoruar në portin e Durrësit. Kjo vizitë e anijeve të NATO-s në Shqipëri vjen në kuadër të 10 vjetorit të anëtarësimit në ktë aleancë. Dy luftë anijet do të zhvillojnë edhe një stërvitje me trupat tona detare në Durrës.

Pas ankorimit në Durrës ka mbajtur fjalën Komandanti i Fregatës holandeze, Sjoerd Feenstra i cili ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe forcimit të marrëdhënieve mes vendeve antare.

"Në kuadër të 10 vjetorit të Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, jemi këtu për të vlerësuar kontributin tuaj. Në këtë kuadër do të zhvillojmë edhe një stërvitje të përbashkët. Theksoj se është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi dhe forcimi i marrëdhënieve mes vendeve anëtare të aleancës!" deklaroi Feenstra.

Luftëanija holandeze dhe ajo kandadëze janë pjesë e  grupit të Anijeve të Gatshme të NATOS-s (Standing NATO Maritime Group 2 SNMG2.

Kategori të tjera