Dy orë koncert, tre musketjerët elektrizojnë publikun tek Amfiteatri

5 Tetor 2018, 18:07

Muzika e zgjedhur edhe harmonia mes tre musketjerëve bëri për vete dje publikun në Amfiteatrin e Liqenit. Aleksandër Gjoka, Redon Makashi dhe Elton Deda nën ritmet e “Zemra e një gruaje” bën realitet interaktivitetin që kishin premtuar me publikun.  Elton Deda iu uroi mirëseardhjen të pranishmëve.

Mirëserdhët në shtëpinë e rinisë së Aleksandër Gjokës

Elton Deda, kantautor

Po unë kam kohë që s’kam ardhur këtu, por kjo është shtëpia ime e rinisë.

Aleksandër Gjoka

Në këtë stacion të radhës, pas baladave, artistët kthyen mbrëmjen në një atmosferë rroku të vërtetë. “Ecën në shi”, “Në çdo stinë”, “Qytet i vjetër” apo kënga e parë që artistët kanë interpretuar së bashku, “Të pranoj si je” janë vetëm disa nga këngët e repertorit të koncertit të mbrëmshëm, që bën për vetë këdo.

Nivel i lartë muzikor që kishte shfaqja e tre artistëve, por edhe poezia në tekstet e këngëve, bëjnë që njerëzit vazhdojnë që t’u qëndrojnë besnikë në çdo koncert që Tre musketjerët bëjnë.