Dy orë protestë dhe peticion për Teatrin! Opozita sërish jashtë podiumit, Budina: Flasin vetëm ata që japin zgjidhje! Nesër në 11:00 para SPAK-ut, t'i bëjmë presion

20 Maj 2020, 22:29

Dy orë zgjati protesta e tretë për teatrin, e qetë dhe pa incidente, që nisi me firmosjen e një peticioni ku kërkohet rindërtimi i teatrit aty ku ishte, siç ishte. Regjisori Robert Budina tha se çështja e teatrit do të ndiqet në mënyrë institucionale dhe nga dita e nesërme në orën 11:00 të paraqiten para SPAK për t'i bërë presion për të nisur hetimet për Teatrin Kombëtar.