Dy persona kërcënojnë rojen dhe vjedhin paratë e një firme uji në Lushnjë

31 Mars 2021, 09:15

Një firmë uji në Lushnjë është vjedhur mbrëmjen e djeshme.

Policia bën me dije se dy persona ende të paidentifikuar kanë kërcënuar rojen e firmës së ujit dhe kanë marrë një sasi parash.

Vetë roja ka thënë se hajdutët kishin diçka në duar, por nuk e ka dalluar se çfarë ishte armë apo shkop.

“Më datë 30.03.2021, rreth orës 22:00 në fshatin Zhamë Sektor, Njësia Administrative Dushk, dy persona ende të paidentifikuar duke kërcënuar rojen, kanë marrë një sasi parash të një firme uji. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë. 

Ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me identitetin e autorëve, ndërsa policia po punon për kapjen e tyre.