VLORË- Të shtëna me armë janë raportuar në qytetin e Vlorës në drejtim të një lokali.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, në fshatin Poro, Novosel në rrethana ende të paqarta, ku burime zyrtare bëjnë me dije se është qëlluar në drejtim të lokalit të Gj. N.. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Nga sa mësohet autorët kanë qenë 2 të moshës rreth 22-vjeç dhe kanë qenë të maskuar me rroba të zeza dhe me maska. Në momentin e të shtënave me armë, në lokal kanë qenë 2 persona, fatmirësisht askush nuk ka mbetur i lënduar. Policia ka marrë në pyetje pronarin e lokalit.
"Më datë 21.04.2021, rreth orës 18:30, në fshatin Poro, Novosel, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit Gj. N. Nga verifikimet paraprake të bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes, si dhe mbledhjen e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve", njofton Policia.
