Dy plagosje me thikë në Tiranë si pasoj e sherrit

7 Qershor 2019, 16:30

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kamëz, në afërsi të zonës njohur si "Kodra e Kuqe" në Paskuqan, ku një 18-vjeçare ka plagosur me thikë vëllain e bashkëshortit të saj.

Ngjarja ka ndodhur në banesë, pas një sherri mes 18-vjeçares, Gj.Metallari dhe kunatit të saj Arjan Metallari, 40 vjeç. Në debat e sipër 18-vjeçarja ka plagosur me thikë Arjan Metallarin dhe si pasojë e plagëve ky i fundit është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë dhe aktualisht mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Gazetarja e Report Tv, Doris Sallaku thotë se 18-vjeçarja ka një foshnje dy muajshe, ndërsa pas ngjarjes ajo është liruar për tu hetuar në gjendje të lirë. Sipas informacioneve paraprake të policisë, nëna e re ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes, pasi kunati i saj ishte i dehur.

Kunati 40 vjeçar ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia thotë po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe rrethanat që çuan në plagosje.Një 25-vjeçar është plagosur me thikë në Tiranë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën "Frosina Plaku". Plagosja ka ardhur pas një konflikti të ndodhur mes dy personave ku E.K ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar personin S.GJ.

Ky i fundit është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për rrethanat e plagosjes si dhe kapjen e autorit E.K.