Dy policë qëllojnë me gaz operatorin e Report Tv, po filmonte tërheqjen zvarrë të gazetarit Alfred Lela (VIDEO)

17 Maj 2020, 17:56

TIRANE-Dy efektivë policie civilë qëlluan njërin prej operatorëve të Report Tv, Mirsal Hajdarmataj i cili ishte në krye të detyrës duke filmuar momentin e arrestimit dhe tërheqjes me dhunë të gazetarit Alfred Lela. Report Tv publikon fotot e dy policëve që qëlluan operatorin. 

Ngjarja ndodhi në mes të ditës së sotme në sheshin para Ministrisë së Brendshme te Teatri Kombëtar ku policia ka vendosur kordonin. Në momentin që po arrestohej Alfred Lela, njëri nga efektivët e policisë qëlloi operatorin e Report Tv, ndërsa tjetri me spraj neutralizues për të bllokuar filmimet që po bënte.