Dy punonjësit e IKMT-së përfshihen në aksident/ Makina del nga rruga, njëri transportohet në spital, tjetri ende brenda në mjet

25 Nëntor 2020, 16:43

PUKË- Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të mërkure në qytetin e Pukës, ku kanë mbetur të plagosur 2 persona.

Në aksident janë përfshirë dy punonjës të IKMT-së. Ngjarja ka ndodhur në fhsarin Bugjon të Pukës rreth orës 14:00, ku mësohet se punonjësit kanë humbur kontrollin duke dalë nga rruga.