Dy qytetet më të pabindura kundrejt Covid-19

6 Prill 2020, 19:13

Qyteti i Shkodrës dhe ai i Vlorës vazhdojnë të ngelen problematike, pasi qytetarët nuk zbatojnë masat dhe rregullat për këtë pandemi. Sipas gazetarit, Ergys Kavaja, shkodranët dynden në fashën e orareve të lejuara 05:00-13:00 nëpër tregje dhe supermarkete duke mos ruajtur distancën sociale. Edhe gazetari nga Vlora, Armando Xhelili, pohoi të njëjtën situatë për vlonjatët, të cilët në orarin e lejimit dalin edhe për shëtitje në periferi të qytetit. Sakrifica që bëjnë këta qytetarë pas orës 13:00 nuk ka asnjë efekt kur para kësaj ore ata vazhdojnë jetën si një ditë normale.