'Dy spitalet COVID janë plot', Basha thirrje mjekëve: Mos heshtni, do te jeni bashkëfajtor

13 Tetor 2020, 16:53

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka parashikuar një skenar të errët për vendin lidhur me pandeminë, ku tha se shifrat po rriten më 30 % vetëm në 10 ditë. Basha tha se kapacitetet në spitalin Covid1 dhe Covid2 janë të shteruara, ndërsa shprehet se çfarë po bëhet me Covid3 dhe pse nuk hapet, por përmendet vetëm si propagandë. Basha bëri thirrje për shtime të testimeve, të bëhet vaksina e gripit për të gjithë popullsinë dhe se shteti i ka braktisu të varfrit duke i bërë ata edhe më të mjerë."Shqipëria e papërgatitur për valën e parë të pandemisë, pasojat i paguan qytetarët dhe ekonomia. Kapacitetet e spitaleve Covid 1 dhe Covid 2 kanë shteruar, vendet në spitale janë plotësuar 100%. Sistemi shëndetësor është në kolaps. Numri i të infektuarve është rritur me 30% në 10 ditë. Paralajmërimet tona ranë në vesh të shurdhër. Kriza dhe braktisja nga shtet i ka bërë të varfrit të mjerë. I vetmi qe nuk ka mare asnjë mase per krizën qe i ka trokitur në derë është Edi Rama. E gjithë përgjigjja e Ramës për pandeminë është "Vini maskë!". Na ka rënë goja duke kërkuar që të rriten testimet. Infektimet janë rritur, testimet kanë rënë. Sot për sot ajo që ka rëndësi për jetën e njerëzve është që Rama të marrë masa për jetën e njerëzve. I bëj thirrje të lërë dërdëllitjet si Robert Çamçakëzi në të njëjtin kantier, por të marrë masat që i kemi kërkuar. Plani ynë me 5 pika, 1000 euro shtesë mujore për mjekët, 500 për infermierët. Përfshirja e mjekut të familjes kërkon që Edi Rama të zgjidhë qesen për pandeminë, jo për PPP-të. U bëj thirrje edhe mjekëve dhe ekspertëve që kanë vënë fytyrën e tij si garanci, të mos heshtin, ndryshe janë bashkëpunëtorë me te. Mjekët tanë e kanë trajnimin dhe kapacitete edhe pse ky i ka gënjyer dhe su ka dhënë lekët e premtuara. Testimi i personelit mjekësor është lënë në mëshirë të fatit. Kemi që në korrik që kërkuam vaksinën kundër gripit për të gjithë popullsisë, pasi shteti i ka mundësitë, janë mjaftuar me një deklaratë se kemi blerë 200 mijë dhe njerëzit vërdallisen dhe nuk e bëjnë. Le që janë të pamjaftueshëm pasi vetë pensionistët janë 500 mijë këto kanë marrë 200 mijë pasi nuk e kishim mendjen në korrik të bënin atë që bën vendet e tjera, por e kishim mendja te marrja e thesarit. Kurba e infektimeve ka nisur rritjen vertikale. Çdo viktimë nuk është më thjeshtë viktimë e pandemisë, por dhe e korrupsionit të Ramës", tha Basha.