Dy të apasionuar rus krijojnë supermakinën ultratank /AVANTAZHET

18 Maj 2019, 11:06

Të ndryshosh rrotat e një “Bentley Continental”, për të krijuar një ultratank. Kjo është puna e fundit e dy të apasionuarve rus të makinave, Konstantin Zarutsky dhe Tinkoff Bank.

Yutubersat e faqes “AcademeG” me 3.5 milion ndjeksa, në vitin 2017 u shpërngulën nga Shën Petersburg për në Vsevolozhsk, rajoni i Leningradit, ku dhe morën me qera një ngrehinë të madhe, të cilën e kthyen në stabilimentin e ëndrrave të tyre.

Pas një pune disa mujore, e perfunduar në dhjetor të vitit 2018, supermakina vetëm pak ditë më parë doli në terren për tu testuar.  “Vetem tani po e kuptojmë se çfarë kemi krijuar dhe sa e domosdoshme është ajo” – u shpreh Konstantin Zarutsky në kanalin e tij në YouTube.

Supertanku nuk ka sistem frenimi dhe për ta ndalur duhet përdorur sistemi i gazit dhe timoni. Gjithashtu, për arsye të lartësisë, ai nuk ka as derë dhe Zarutsky është i detyruar të futet nga dritarja për ta vënë atë në lëvizje.

Një nga përparësitë e supertankut, krahasuar me makinat e tjera është se ai mund të ngjitet në terrene tepër të thyer, nuk ka nevojë për ndërrime gomash dhe transporton ngarkesa të rënda. /Përgatiti Ilir Çuçi