Dy të arrestuar dhe nëntë të proçeduar për derbin, policia: Prishën stolat, u futën në fushë dhe hodhën sende të forta

29 Shkurt 2020, 16:17

Derbi Tirana-Partizani i përfunduar me shifrat 5-1 përveç spektaklit në fushën e lojës ka prodhuar edhe disa incidente. Për këtë arsye policia e Tiranës ka njoftuar se për shkak të kryerjes së disa veprave penale janë arrestuar gjatë ndeshjes 11 tifozë të cilët janë kapur në kushtet e flagrancës.

Dy nga 11 të arrestuarit vijojnë ende të mbahen në paraburgim për shkak se akuzohen për veprat penale “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive” dhe “Shkatërrimi i pronës”, konkretisht: A.M., 24 vjeç dhe M.U, 27 vjeç, të dy banues në Tiranë. Ndërkohë nëntë personat e tjerë janë proçeduar. Në njoftimin e policsë thuhet se Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, ndërsa vijon puna për identifikimin e personave të tjerë.