Dy të infektuarit e parë në Bajram Curr burrë e grua, 48-vjeçarja me profesion mësuese

26 Mars 2020, 11:54

Ditën e sotme nga Ministria e Shëndetësisë u konfirmuan dy rastet e para në qytetin e Bajram-Currit që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Burime bëjnë me dije së bëhet fjalë për një çift bashkëshortësh të moshës 48-50 vjeç, të cilët jetojnë në lagjen Partizani.

Burri 50-vjeçar është punonjës i shërbimit informativ në Tropojë, ndërsa gruaja është mësuese, bën me dije kryetari i bashkisë Tropojë Rexhe Beberi.

Pavarësisht se gruaja është me profesion mësuese nuk ekziston mundësia e infektimit të nxënësve, pasi masat e marra nga autoritet e hedhin poshtë këtë hipotezë, duke qenë se shkollat janë mbyllur që prej datës 8 mars.