Dy të shëruar nga koronavirusi! Rezultuan negativ dhe në testin e dytë, sot lënë spitalin

21 Mars 2020, 11:05

Dy pacientët e parë të hospitalizuar tek Infektivi për koronavirus janë shëruar dhe janë gati të lënë spitalin ditën e sotme. Një prej tyre është babai i pacientit zero dhe i shëruar i dytë është një kontakt i tij. Pas bërjes së testiti të dytë që rezultoi negativ, ata cilësohen plotësisht të shëruar dhe janë gati të lënë spitalin.