Dy të vetëvrarë te 'Shefqet Ndroqi', Prokuroria nis hetimet: Merren në pyetje mjekët përgjegjës dhe familjarët

3 Shtator 2020, 11:41 | Përditesimi i fundit: 2020-09-03 15:08:13

TIRANË- Pasi 2 pacientë të infektuar me COVID u vetëvranë në spitalin "Shefqet Ndroqi", Prokuroria është vënë në lëvizje. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se grupi hetimor ka nisur hetimet ku në fokus janë kushtet që po trajtohen të sëmurët, kartelat e tyre, deklarimet e mjekëve përgjegjës dhe të familjarëve të tyre. Mësohet se Prokuroria ka caktuar dy prokurorë për këto dy vetëvrasje, të cilat kanë tronditur opinionin publik. Nëse ka vepër penale, përgjegjësit do të vihen para ligjit.