Dy vendet bosh në SPAK/ Arben Kraja shqyrton dosjet e 15 prokurorëve

23 Dhjetor 2019, 12:15

TIRANE- Dy vendet bosh në Strukturën e Posaçme anti-korrupsion (SPAK) e cila ndezi motorët katër ditë më parë, kanë shtyrë kreu e saj Arben Kraja të marrë në shqyrtim dosjet e 15 prokurorëve të cilët kanë kaluar vettingun në të dyja shkallët e saj, të cilët më herët kanë shprehur vullnetin për të qenë pjesë e SPAK, edhe provizorisht.  

Mandati i tyre pritet të zgjasë deri në shpalljen e rezultatit nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit për prokurorët që janë përzgjedhur në SPAK. Mes të përzgjedhurve që presim vendimin e KPA-së janë edhe prokurorët Anton Martini dhe Doloreza Musabelliu,Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se vendimi për plotësimin e dy vendeve bosh në SPAK merret brenda javës.