Dy VIDEO-t që ndërtojnë skemën e plotë! Një levë, një kavo dhe një supergrabitje me shumë qetësi...në Rinas

11 Prill 2019, 17:43

Në mesin e ditës, në syrin e kamerave, 5 grabitës kanë mundur të thyejnë sigurinë në aeroportin e 'kursyer' në investimet për tu blinduar me siguri. Vijnë me furgon të bardhë me mbishkrimin "Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve" dhe "Hetimi Tatimor", i cili ecën me shpejtësi. Përballe me një nga dyert hyrëse të aeroportit, e cila është shumë pranë me rrugën kryesore të Rinasit. Grabitësit e rreth 10 milionë eurove, zgjodhën portën prej nga hynë shërbimi zjarrfikës për tu futur në aeroport.

Një derë me tela para së cilës ishin vendosur dy barriera betoni. Në një video që Syri.net ka publikuar shihen grabitësit teksa zbresin nga furgoni, nxjerrin kavo dhe tërheqin njërën nga barrierat e betonit. Këtë punë e bën Admir Murataj, i cili është me këmishë bojqielli dhe me maskën e tij silikon si tullacë